
Në dy fletë A4, ish-kreu i AKBN-s pak javë përpara se të flakej në rrugë nga eprorët e tij ka paralajmëruar se ndërtimi i pallateve mbi ish-shtratin e minierës është i rrezikshëm. Ndër konstatimet e tyre në terren është ndërtimi mbi gjurmën e puseve, mosmbyllja e tyre si dhe thyerja e trarëve mbajtës në një tokë e cila pëson zhytje dhe lëvizje të shtresave.
Por çfarë thotë shkresa të cilën Institucione nga investitori si Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ministritë e linjës refuzuan ta dëgjojnë apo së paku të reagojnë. Ky është një lexim i kamerës së “FactCheck” nga lagja e re Valias dhe se si kamera jonë aty ka konstatuar vëllisje, ulje të tokës dhe shkëputje të trotuareve.



