
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun rus Vladmir Putin. Mediat serbe raportojnë se dy liderët kanë rënë dakord që Moska të vijojë furnizimin e Serbisë me gaz natyror.
“Është zhvilluar bisedë telefonike mes presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ndër të tjera është rënë dakord që Rusia të vazhdojë furnizimet e pandërprera të gazit natyror në Serbi”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.



