
Rusia ka dëbuar disa diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia. Ministria e Jashtme në Rusi ka njoftuar dëbimin e diplomatëve nga vendet e Bashkimit Europian që morën pjesë në protesta të mbajtura në mbështetje të opozitarit Alexei Navalny.
Njoftimi erdhi pak orë pasi shefi i punëve të Jashtme të BE Josep Borrell u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.
Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i tyre të ketë marrë pjesë në demonstratë.
Z. Navalny është një kritik i madh i Presidentit Rus Vladimir Putin. Gjatë organizmit të grushtit të shtetit, vitin e kaluar ai u helmua në Rusinë Lindore dhe u dërgua në Gjermani për mjekim.
Ai u kthye në shtëpi në fund të janarit, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveria ruse se ai do të arrestohej.
Ai më pas u burgos për tri vjet e gjysmë për atë që prokurorët thanë se ishte shkelje e kushteve të një dënimi me kusht për mashtrim në 2014.



