Një burrë i armatosur me një pushkë ka qëlluar në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga sulmi kanë mbetur katër gra të vdekura. Ndërkaq, edhe një viktimë mashkull është në gjendje kritike. Policia tha se ky nuk është akt terrorist.
Të paktën 4 gra humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një qendrë tregtare në Burlington, rreth 105 km larg Seattle. Personi i cili hapi zjarr është hispanik i veshur me një bluzë ngjyrë gri dhe është larguar përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje.
Media amerikane shkruajnë se agjentët kishin marrë disa telefonata ku i thuhej se ishte autori i sulmi. Ndërkohë autoritetet kanë shpërndarë në rrjetin social twitter foton e të dyshuarit. “ Ky është autori, besojmë se ka vepruar i vetëm. Komunikone me ne nëse e shihni. Është i armatosur me një cifte” ka shkruar në tëitter policia.
Ndërsa guvernatori i Washtington Jay Inslee e cilësoi ngjarjen një tragjedi në zemër të Burlington.
