Akademia Suedeze habiti jo pak vitin e kaluar kur i dha Nobelin e Letërsisë kantautorit Bob Dylan. Por këtë vit, ekspertët thonë se çmimi do të jetë më tradicional.
Të gjitha spekulimet do të marrin fund sot në mesditë, kur do të bëhet i ditur emri i fituesit.
“Akademia është shumë diskrete dhe nuk duhet të prisni ndonjë gjë spektakolare”, ka thënë Clemens Poellinger, kritik letrar për të përditshmen suedeze “Svenska Dagbladet”.
Por a do ta marrë Nobelin një grua sivjet? Mes pretendentëve është edhe kanadezja Margaret Atëood.
Që nga Nobeli i parë që është dhënë për letërsinë, këtë çmim e kanë fituar vetëm 14 femra nga 113 fitues.
Akademia Suedeze ngul këmbë se gjinia, kombësia, gjuha apo zhanri në të cilin shkruajnë pretendentët nuk ka asnjë rëndësi.
Por kritikët thonë se balanca mes gjinive kur është fjala për këtë çmim nuk është respektuar.



