Një pushues 82-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Zvërnecit ditën e sotme.
Mësohet se Z.I., 82 vjeç, ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën.
Ekspertiza mjeko-ligjore nuk konstatoi shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke parë si shkak problemet e të moshuarit me zemrën.
82-vjeçari ishte banues në Fier, por ndodhej në Zvërnec me pushime.



