Komisioni Evropian u bën thirrje vendeve të BE-së dhe vendeve të zonës Schengen që të shqyrtojnë vizat e lëshuara për qytetarët rusë për t'u siguruar që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë.
Kështu deklaroi këtë të premte komisionerja për Punët e Brendshme.
Lufta kundër Ukrainës është gjithashtu një kërcënim për sigurinë tonë dhe ne nuk duhet të jemi naivë, qëllimi i Putinit është të shkatërrojë Bashkimin Evropian.
Kështu tha Ylva Johansson në një konferencë shtypi në Nuijamaa, Finlandë, në kufirin me Rusinë, së bashku me ministren finlandeze Krista Mikkonen.
Nuk mund të lejojmë që njerëzit të vijnë me qëllim që të provokojnë një revoltë shoqërore, dhunë, apo të përpiqen të bëjnë propagandë. Kjo është diçka që duhet ta shqyrtojmë më në thellësi.
BE miratoi zyrtarisht të premten një pezullim të një marrëveshjeje të vitit 2007 që lehtëson lëshimin e vizave për shtetasit rusë, një masë e cila do të hyjë në fuqi të hënën, si reagim ndaj luftës në Ukrainë. Më pak se një milion rusë aktualisht kanë një vizë të vlefshme për zonën Shengen, sipas Komisionit.



