
Shqipëria siguron 50 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik V. Sasia pritet të mbërrijë brenda 10 ditëve, bëri të ditur kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama, tha se Shqipëria sapo ka arritur marrëveshjen për të marrë këto doza të tjera të vaksinës ruse.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjelllë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet.”



