Analistët: Gruevski vështirë të arrijë të formojë qeverinë

Analistët: Gruevski vështirë të arrijë të formojë qeverinë

Vendimi i presidentit për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, ishte i pritur, pasi presidenti është nga radhët e kësaj partie dhe si gjithmonë vepron në interes të tyre, vlerësojnë ekspertët.

Profesori universitar, Mersim Maksuti, sqaron se Ivanov nuk e ka shkelur Kushtetutën, por logjika e shëndoshë le të kuptohet se presidenti si gjithmonë vepron dhe punon në interes të VMRO-DPMNE-së. Tani është 20-ditëshi i partive politike për të biseduar dhe arritur koalicionin e nevojshëm.

“Mandatari, që në këtë rast është Nikolla Gruevski, në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, deklaroi për TVM2, profesori universitar, Mersim Maksuti.

Ne nuk kemi parti që ka siguruar 61 ulëse në Kuvend dhe këtu qëndron problemi, thotë profesori, Svetomir Shkariç.

Sipas tij, VMRO-DPMNE vështirë se do të arrijë të formojë qeveri, por edhe po të formohet do të jetë i vështirë funksionimi i saj, prandaj vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk bëhet fjalë për atë se kujt i është dhënë mandati, por a do të arrijë të formojë qeveri. Nëse nuk ka shumicë, atëherë duhet ta kthejë mandatin dhe është shumë e qartë se mandati i dhënë nuk do të jetë i suksesshëm. Është e rëndësishme të thuhet se edhe për të zgjedhur një qeveri do të zgjidhet me shumicë relative dhe për shkak se numri i mandateve të pushtetit dhe të opozitës do të jetë pothuajse i barazuar, ne do të kemi Parlamentin me kompetenca shumë të kufizuara për shkak se për të gjitha ato çështje që nevojitet dy e treta e shumicës, nuk do të mund të sigurohet, kjo çon në zgjedhje të reja”,- tha profesori universitar, Svetomir Shkariç.

Profesorët universitarë thonë se presidenti i shtetit duhej të kishte një rol aktiv të moderatorit, të vlerësojë përshtatshmërinë e kandidatit, e jo të ndajë mandatin mekanikisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy