Një konflikt i dhunshëm ndodhi orët e para të së mërkurës mes dy vëllezërve në fshatin Çukas të Lushnjës, duke degraduar edhe në përdorimin e armës. Një prej tyre humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë si pasojë e plagës që mori në kokë, ndërsa shkak dyshohet të jenë konfliktet për pronat.



