Bisedë telefonike Kurti-Chollet/ Zbulohet kërkesa për këshilltarin e DASH

Bisedë telefonike Kurti-Chollet/ Zbulohet kërkesa për këshilltarin e DASH

Një bisedë telefonike është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe këshilltarit të lartë të DASH, Derek Chollet.

Këta të fundit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill.

Mësohet se në fokus të Kurtit ka qenë zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit të arritur më 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE.

Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur”, thuhet në njoftim.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara që të garantojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojnë mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve”, vijon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy