Mjeku Vladimir Shuli i cili punonte si mjek familje, është rrahur nga persona ende të pa identifikuar në banesën e tij në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 nëntor.
Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).
Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin Vladimir Shuli.
Burime bëjnë me dije se mjeku është rrahur shumë saqë e vetmja gjë që ka bërë ka qenë se ka telefonuar të afërmit dhe ka rënë në tokë. Dera e banesës është hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët dhe kanë gjetur mjekun pa ndjenja ku është dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit.
Si pasojë e hemorragjisë së brendshme dhe plagët e shumta, mjeku është transferuar në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar.
Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.



