“Fitorja e Belerit në PE triumf për të”, Sejamini: Nga një çështje bilaterale Shqipëri-Greqi, do kthehet çështje europiane

“Fitorja e Belerit në PE triumf për të”, Sejamini: Nga një çështje bilaterale Shqipëri-Greqi, do kthehet çështje europiane

Analisti Neritan Sejamini  në një ldhje me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar fitoren e Fredi Belerit si eurodeputete në Parlamentin Europian të cilin e ka konsideruar si një triumf për të dhe qeverinë greke.

Ai tha se marrja e mandatit prej tij e kthen Belerin në një kazus të drejtave të njeriut, të të drejtave të minoriteteve.  Sipas tij, na pëlqen apo s'na pëlqen ne, me të drejtë apo pa të drejtë tani çështja Beleri ka mundësinë të marrë përmasa europiane.

Drupal Ad

 

 

 

Kjo është një triumf për Belerin, edhe për Neë Democracy dhe kryeministrin grek, Misotakis. Në fund të ditës, ti do të kesh sot një eurodeputet. Supozojmë se ai do të marrë mandatin, i cili është zyrtarisht sipas tyre, sipas tij, sipas qeverisë që e ka sjellë, sipas vendit që ai tani përfaqëson, që është Greqia, një i burgosur politik dhe në njëfarë mënyre, zgjedhja e tij, domethënia kryesore, ka pikërisht këtë gjë.

E kthen atë në një kazus të drejtave të njeriut, e kthen atë në kazus të të drejtave të minoriteteve.  Na pëlqen apo s'na pëlqen, neve me të drejtat pa të drejtë tani ai ka mundësinë që çështja e tij të marrë përmasa europiane dhe ai në një farë mënyre mund të kthehet në një simbol apo mini-simbol i përpjekjes së njerëzve kundër dhunës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, kundër shkeljes së drejtave të minoritetit.

Dhe kjo është diçka të cilën jam i bindur që e ka përdorur edhe Greqia, pasi duke qenë se ai është bërë deputet tashmë dhe do jetë anëtar i një grupi parlamentar, faktikisht grupi më të madh parlamentar në parlamenti evropian, që është grupi i partive popullore evropiane ku bën pjesë Neë Democracy. 

Më tej ai shtoi se fakti që ai është një anëtar i një grupi tjetër, pra praktikisht i një partie tjetër, e bënë atë të mos jetë më një individ, por të jetë thjesht një mjet, një levë në duart e Neë Democracy apo të kryeministrit grek, apo të qeverisë greke.

Është një çështje e cila filloi politikisht që në momentin që ajo u emërua nga opozita shqiptare. E cila e emëroi atë qëllimisht politikisht për të krijuar probleme politike.

Vazhdoi politikisht me ndërhyrjen brutale të Kryeministrit Edi Rama, duke e sulmuar personalisht gjatë fushatës zgjedhore dhe me gjasa duke ndikuar drejtësinë për të, për ta futur atë në kurth dhe pastaj për ta hetuar dhe për ta dënuar, ndoshta me të drejtë, pasi ai u fut në kurth dhe ndoshta e kreu veprën penale për të cilën akuzohet. Pra, e dyta ishte qeveria shqiptare që e përdori politikisht, dhe treta pastaj është qeveria greke që e përdori politikisht. Mbasi u përpoq të bënte presion, gjeti një mënyrë fati, rrethanat.

Koncidenca kohore i dha asaj një mënyrë të re për të për t'u hakmarrë, po të duash, apo për ta kthyer këtë çështje nga një çështje thjesht bilaterale Shqipëri-Greqi, tani do ta bëjë një çështje evropiane, pasi sikurse e thashë, rasti i tij do të shpallet nga Greqia si rast i një dënuari politik. Si rezultat i shkeljes së drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy