Osmani: Vala e të nxehtit me temperatura të larta prezente gjatë tërë javës, temperaturat deri në 39°C në Tiranë (VIDEO)

Osmani: Vala e të nxehtit me temperatura të larta prezente gjatë tërë javës, temperaturat deri në 39°C në Tiranë (VIDEO)

Shqipëria është mbërthyer nga temperatura të larta pas disa ditësh me vlera termike pak më të ulëta.

Lidhur me faktin nëse këto temperatura do të vijojnë të jenë të larat edhe përgjatë javëve në vazhdim, për edicionin e lajmeve në MCN tv, nga MeteoAlb, Hakil Osmani, pohon se ato do të vijojnë të jenë të larta, ndërkohë që edhe 15 ditëshi i dytë do të shoqërohet me mot të nxehtë.

Vlerat e larta termike të motit të përcjellura nga jugperëndimi kanë prekur edhe Evropën qendrore dhe kanë zbritur edhe në vendin tonë. Temperaturat deri në 38°C, të matura në hije, dhe ato të mëngjesit nga 22-26 °C në orë.

Vala e të nxehtit afrikan po shpeshtohet pro edhe agresiviteti i tyre e kanë më madh nga viti në vit, kure dhe vendet e Evropës po përjetojnë temperatura deri në 42 °C.

Tirana pritet të ngjitet deri në 39°C, 9 gradë më shumë se vlerat normale të muajit, të matura në hije, kurse në diell shkojnë më shumë.

Kjo valë e të nxehtit do të jetë deri të shtunën, qe do të sjell temperatura deri në 41 °C në Gjirokastër e Elbasan, pastaj 15 i dytë do të sjell temperatura të larta, por pas të dielën do të kemi një sforcim të lehtë të motit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy