Gazetarja Rudina Xhunga u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” se argëtimi dhe kultura në Shqipëri nuk prodhojnë asgjë dhe se në vendin tonë nuk ndodhin ngjarje kulturore.
Për Vlorën, që është dhe vendi ku ka lindur, Xhunga tha se është një qytet i mirë, por që ende nuk është ‘monetizuar’.
Është një periudhë që e kam treguar, bëj komente dhe tregoj atë që ndiej në mënyrë racionale dhe emocionale. Politika më duket kaotike dhe e bezdisshme. Prandaj dhe njerëzit nuk kanë interes dhe prandaj gjithë interesi është në një spektakël më real, më banal, më njerëzor, më normal më vetvetja, tek BBVip.
Nuk kemi ngjarje, duhet pranuar. U shashtisa kur pashë dhe Maestron të futej në BBVip dhe personazhe të tjerë që dolën. Mendova mungesën e atmosferës kulturore, këtu nuk ndodhin ngjarje kulturore, këtu nuk ndodhin argëtime.
Argëtimi dhe kultura nuk prodhojnë asgjë.
Vlora është bërë shumë e bukur, është bërë e jashtëzakonshme. Më krijon një krenari të pamatë fakti si do marrë fytyrë më vonë, sepse ende nuk ia ka dalë.
Unë në Vlorë shkoj çdo javë. Nevoja për t’u lidhur me rrënjën është e jashtëzakonshme. Edhe në Vlorë, më shumë njerëz të njohur shoh në pllakat e varrezavekur shkoj sesa në qytet, nuk kam njerëz atje, po shkoj për qytetin.
Vlora ka gjëra që nuk shkojnë. Është vend i bërë, por nuk është ‘monetizuar’. Është i mirë, por nuk po e merr dot atë që ka.
Vlora është ‘Meka’ e të majtës, si të mos e kenë vëmendjen në këtë qytet. E ka pasur Shkodra vëmendjen kur e djathta drejtonte.
Nuk është mbrapshti është vënia në vend e padrejtësisë. Vlora ka qenë qytet i sakatuar, i lënë në mëshirë të fatit. Sa herë të ndërrohen le të bëjnë për një qytet. Në Shkodër është vonë dorë me kohë, Vlora është shumë vonë. Në Shkodër ka frymë, që Vlora nuk e ka akoma.



