Dëbora dhe ngricat, akset rrugore ku nevojitet përdorimii zinxhirëve (VIDEO)

Dëbora dhe ngricat, akset rrugore ku nevojitet përdorimii zinxhirëve (VIDEO)

Ngricat në vend e bëjnë të nevojshëm përdorimin e zinxhirëve gjatë qarkullimit të automjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në akse të caktuara në vend.

Moti i keq, me dëborë dhe temperatura të ulëta ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa zonam të vendit. 

Prej disa orësh rreshjet e dëborës në të gjithë vendin kanë ndaluar, por kjo ka sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave dhe si pasojë ngrica, gjë që e bën të nevojshëm kujdesin e shtuar në qarkullim. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nevojitet përdorimi i zinxhirëve nga automjetet në disa akse rrugore, si: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik dhe pjesërisht në aksin Boboshticë-Dardhë.

Megjithatë, Autoriteti Rrugor bën me dije se “Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve dhe se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli. Autoriteti Rrugor rekomandon përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të vendosin zinxhir në akset e përmendura, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy