Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qarkut të Gjirokastrës. Duke u ndalur në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama tha se ajo nuk është e njëjtë me atë të 2013-s.
“Nuk është njësoj si vota e qershorit të 2013. Sepse vota e 18 qershorit ka brenda mundësinë për të marrë hak. Për të marrë hak për të gjithë gjyshërit që u grabitën në pronat e tyre. Për të marrë hak për të gjithë ato nëna që u veshën me të zeza nga humbja e fëmijëve për shkak të kriminelëve që prapë dolën rrugëve e vranë përsëri”, tha ai.
Rama shoqërohej nga deputeti Bashkim Fino, Ministrja Mirela Kumbaro dhe koordinatori i qarkut për zgjedhjet, Bledi Çuçi.



