Raporti i ‘Freedom House’: Në 2019 u përkeqësua demokracia në Shqipëri

Raporti i ‘Freedom House’: Në 2019 u përkeqësua demokracia në Shqipëri

‘Demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë 2019’. Në këtë përfundim ka dalë organizata Freedom House me qendër në Uashington, e cila thekson shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Në raportin vjetor të publikuar sot, këtë të mërkurë, organizata e cilëson vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid” dhe shtoi që gjatë 2019 Shqipëria u karakterizua nga një rishfaqje e krizave politike

‘Freedom House’ evidenton prirjet shqetësuese që janë aspektet e qeverisjes demokratike, proceseve zgjedhore, pavarësisë së mediave dhe korrupsionit. Sipas organizatës, krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shënoi rënie nga 3.50 në 3.25 pikë në fushën e qeverisjes demokratike, për shkak të një sërë krizash që prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen në bllok të opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit.

Në sferën e procesit zgjedhor, Shqipëria ra nga 4.50 në 4.25 pikë, për shkak të bllokimit të reformës zgjedhore dhe konfliktit politik lidhur me zgjedhjet e parakohshme vendore, thotë Freedom House.

Gjithsesi këto nuk janë aspektet e vetme ku ‘Freedom House’ ngre shqetësimet. Thuhet gjithashtu se edhe korrupsioni vazhdoi të ishte shqetësues në vitin 2019, ndërkohë që arritjet modeste në luftën kundër korrupsionit të vogël mbetën në hije për shkak të shqetësimeve serioze për pandëshkueshmërinë. Në vitin 2019 u shtuan po ashtu shqetësimet për korrupsionin e madh dhe kapjen e shtetit.

Më tej organizata në raport thotë se probleme u vunë re në procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit për koncesionet dhe PPP-të. Parlamenti miratoi disa ligje për PPP konkrete dhe projekte koncesionare, megjithë paralajmërimet e organeve ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas.

Në të njëjtën kohë, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vazhdoi të ishte problem në vitin 2019, thotë organizata.

‘Freedom House’ nuk ndalet me kaq, por kritikon edhe prokurorinë. Sipas kësaj organizate ajo nuk arriti të hetojë me shpejtësi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike (PD) dhe media për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 në qarkun e Durrësit.

Viti 2019 ishte një sfidë edhe për mediat e pavarura, të cilat u vunë nën kërcënim si nga një paketë legjislative kundër shpifjes e miratuar nga Parlamenti ashtu edhe nga goditjet e vazhdueshme të qeverisë ndaj medias online, thotë raporti.

Qeveria, si dhe bizneset dhe grupet kriminale, u përpoqën të fitojnë ndikim të jashtëm mbi median, ndërsa pronarët e mediave rregullisht i përdorin ato për të favorizuar interesat e tyre të biznesit ose ato politike. Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste vazhduan ta kritikojnë median shqiptare si një "kazan plehrash" dhe kërcënuan gazetarët me akuza për shpifje, thotë Freedom House.

Gjithashtu vlen për t’u theksuar se në raport thuhet se Bashkimi Europian e shtyu në dy raste  vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, duke demtuar besueshmërinë dhe dukë vënë në pikëpyetje çuarjen deri në fund të reformave të nisura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy