Mbulimi i vrasjes së Liridonës/ Bushati: Media të papërgjegjshme që kanë degraduar nga kontrolli, shfryjnë dufin vetëm aty ku është e pakontrolluar

Mbulimi i vrasjes së Liridonës/ Bushati: Media të papërgjegjshme që kanë degraduar nga kontrolli, shfryjnë dufin vetëm aty ku është e pakontrolluar

Mbulimi i vrasjes së Liridona Ademaj, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, si i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së saj, ka bërë që mediat në Shqipëri, për gazetarin Andi Bushati, të sillen në mënyrë deri diku të papërgjegjshme.

Në një komunikim për “Të  Pa ekspozuarit” në MCN tv, Bushati thotë se media në Tiranë janë treguar të papërgjegjshme dhe të degraduara nga kontrolli, shfryjnë dufin vetëm aty ku është e pakontrolluar.

Me këtë rast kemi pasur abuzim të mediave. A do të abuzohej në mënyrë të tillë me një miliarder, a hyn ne jetën private të kujtdo pushtetari të lartë, psh. Jo.

Kjo tregon që kemi aq media të papërgjeshme që kanë degraduar nga kontrolli dhe shfryjnë dufin vetëm aty ku është e pakontrolluar.

Ne kemi një peizazh të medias, që drejtohen nga 5 familje, Aleksandër Frangaj, Vjollca Hoxha, Ifran Hysenbelliu, etj. Interesa e tyre nuk lejojnë gazetarët të jenë të papërgjegjshëm me pushtetarët, njerëzit që japin reklamë etj. Prandaj papërgjegjshmëria shpërthen vetëm në episode anësore. Nëse duam të flasim për kancerin që ka prekur mediat tona, ky është një episod shumë anësor.

Jam dakord, që këtu kemi një spektakolarizim të informacionit me qëllime të caktuara. Por, rasti konkret që po flasim, i përket një tjeër dukurie që njihet si thirrja e instikteve më të ulëta, për popullaritet, vëmendje, klikime, etj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy