Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve ka vendosur një gjobë prej 600 mijë lekësh për anijen ku u helmuan 41 turistë polakë.
Bëhet me dije se gjoba është vendosur për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.
Deri në orën 03:00 të mëngjesit autoritetet kanë qenëduke bërë një ekspertizë tek anija. Janë marrë mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë. Pritet që përgjigja e tyre të dalë për 3-4 ditë pasi do testohen për salmonelë dhe të gjitha shkaktarët e tjerë që mund të sjellin helmim.
Drejtoria e shëndetit publik nga ana tjetër ka marr mostra të feçeve të fëmijëve dhe personave në bord të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar nga ka ardhur helmimi.



