Camaj: Në Shqipëri u krijua ideja e gabuar, qeveria e re e Malit të Zi është pro perëndimit (VIDEO)

Camaj: Në Shqipëri u krijua ideja e gabuar, qeveria e re e Malit të Zi është pro perëndimit (VIDEO)

Klement Camaj, analist i çështjeve gjeopolitike, thotë se qeveria e re e Malit të Zi nuk është pro serbe, ashtu siç është krijuar përshtypja në Shqipëri. Në intervistën për ‘TvT’ ai pretendon të kundërtën, që Milo Gjukanoviç ishte një pro serb. Madje ka marrë edhe vendime kundër shqiptarëve.

“Një qeveri e pritur, e cila i hesht kritikat të cilat thonin koalicioni pro serb. Milo Gjukanoviç ka qenë ai i cili ka bombarduar Dubrovnikun. Ai ka qenë krahu i djathtë i Millosheviçit. Para 14 vitesh arrestoheshin vëllezërit tonë malësor se ishin terroristë sipas Gjukanoviçit,”-deklaroi ai.

Më tej Camaj thotë se qeveria e re ka bindje pro perëndimit dhe synimet e saj janë të rrisin mirëqenien. Pra të fokusohen më shumë te pjesa e ekonomisë.

“Pikat kryesore të marrëveshjes mes këtyre tre ish-opozitarëve janë se nuk ka ç’njohje të Kosovës dhe nuk ka dalje nga NATO, por të shkohet drejt BE-së. Parësore kanë vendosur çështjen e ekonomisë. Problemi i Tuzit është se nuk është i ndarë nga Podgorica dhe shumë troje nuk janë të saj. Shqiptarët kanë shumë troje të pasura, por janë vende të varfëra. Në këtë pikë duhet punuar,”-u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy