Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, arrestohen 2 persona

Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një qendre masazhesh, 39-vjeçarin me iniciale E.S pasi në  këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në prangat e policisë ka rënë dhe një 39-vjeçare me iniciale H.M, punonjëse në këtë subjekt,

Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.

Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy