Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sapo ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person i prekur nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 71-vjeçaren me inicialet F.H., nga Komuna e Vushtrrisë.
Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.
Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Theksojmë se kjo është vdekja e dytë brenda ditës, pasi që mëngjesin e hershëm të së enjtes kishte ndërruar jetë edhe një 74-vjeçare nga Peja.



