Franca pezullon 3,000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Franca pezullon 3,000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna pasi nuk u vaksinuan nga Covid-19.

Rregulli i ri i cili hyri në fuqi të mërkurën, detyroi stafin mjekësorë të vaksinohen, në të kundërt ata do të pezulloheshin nga puna.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran tha të enjten se shumica e pezullimeve janë të përkohshme.

Shumë prej tyre tani janë dakord të vaksinohen pasi ata e shohin se efekti i vaksinimit është real.

Rregulli i ri vlen për të gjithë mjekët, infermierët, stafin në administratë dhe vullnetarët.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi punonjësit që më 12 korrik dhe i ftoi ata që të merrnin një dozë deri në 15 shtator, në të kundërt ose të jepnin dorëheqjen ose do të pezulloheshin nga puna.

Megjithëse urdhrit të presidentit, mijëra ende refuzojnë të marrin vaksinën.

Në vetëm një spital në Nice në Francën jugore, janë pezulluar 450 punëtorë - duke shkaktuar protesta jashtë ndërtesës.

Dhe në një qytet tjetër jugor, Montélimar, një spital konfirmoi se tashmë kishte filluar anulimin e operacioneve jo urgjente për shkak të mungesës së anestezistëve të vaksinuar.

Kur vaksinat u hodhën për herë të parë globalisht, Franca ishte një nga vendet më skeptike për vaksinat në botë.

Pastaj, rreth 40% e njerëzve thanë se kishin në plan të imunizoheshin, sipas një studimi të Ipsos. 

Në të njëjtën kohë studimi nga BBC Monitoring zbuloi se numri i ndjekësve të faqeve në gjuhën frënge që ndajnë përmbajtje anti-vaksinë u rrit në vitin 2020, nga 3.2 milion në pothuajse 4.1 milion pëlqime.

Por me hyrjen në fuqi të “pasaportës së vaksinimit” në korrik, Franca është bërë një nga vendet më të vaksinuara në botë.

Pothuajse 90% e të gjithë të rriturve tani kanë pasur të paktën një goditje. Franca gjithashtu ka filluar vaksinimin e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart, dhe po administron goditje nxitëse për njerëzit në nevojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy