
New Orleans u godit ditën e diel nga uragani “Ida” i cili solli erëra deri në 150 kilometra në orë.
Një person raportohet se ka humbur jetën pasi një pemë ra në shtëpinë e tij në zonën Baton Rouge.
“Ida” do të testojë mbrojtjen nga përmbytjet në New Orleans, e cila u forcua pasi uragani Katrina vrau 1,800 njerëz në vitin 2005.
Presidenti Joe Biden tha se “Ida” do të ishte "kërcënuese për jetën".
Mbi një milion shtëpi në Luiziana janë pa energji elektrike, dhe Biden tha se mund të duhen javë për të rivendosur furnizimet.
Presidenti deklaroi fatkeqësinë natyrore ndërsa dha fonde shtesë për rimëkëmbje.
“Ida” u forcua mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës gjatë fundjavës dhe doli të dielën në jug të New Orleans si një uragan i kategorisë katër - që do të thotë se do të shkaktonte dëme të mëdha në ndërtesa, pemë dhe linja të energjisë.
Ndërsa lëviz në brendësi, erërat e Ida -s ranë në 95mph (153km/h), që do të thotë se tashmë është një stuhi e kategorisë së parë.



