
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropiabn, David McAllister, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ka thënë se në takimin e sotëm me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së biseduam për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës.
“Kosova ka shënuar progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore dhe ky përparim është vlerësuar pozitivisht nga Parlamenti Europian, prandaj me optimizëm presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë", shkruan Haradinaj.
Kreu i qeverisë së Kosovës thson se në takim u bisedua edhe për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës.
Hradinaj shprehet se McAllister, e njoftova për dinamikat e reja në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe kërkova përkrahjen e tij në strukturat e PE-së, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.



