Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se me riatdhesimin e Eva Dumanit, Shqipëria e mbylli kapitullin.
Më tej Bregu tha se në dërgimin e qytetarëve në Siri ishin të përfshirë shumë imamë në Shqipëri.
U mbyll kapitulli, kjo është e fundit.
Shqipëria e mbylli kapitullin por e vuajti shumë. Nga hetimi i parë rezultoi që të përfshirë në këtë histori ishin shumë imamë në Shqipëri. Mund t’i arrestonin dhe t’i dënonin të gjithë. Do dukej si kryqëzatë e madhe ndaj klerikëve myslimanë. Vendosën të penalizonin 5 prej tyre.
Ishte goditje e madhe për komunitetin mysliman dhe për fenë. Ishte goditje për Shqipërinë, se një goditje të madhe morën shumë vende. Kombësia shqiptare nuk ishte e vetmja që dominoi, ishim më të vegjlit në numër.
U përfshinë dhe klerikët në dërgimin e njerëzve në ISIS.
Synonin fshatrat e thellë. Një vajzë në pub nuk mund t’i flasësh për gjëra të tilla.
Fëmijët i morën prindërit me vete. Rasti i vajzës së kthyer ishte që babai i mori me vete. Ishin nga Dibra. Nuk mori vetëm vajzën, por edhe djalin. Iku pa bashkëshorten se ai nuk ishte i bindur. Nëna ka kërkuar gjithë kohës marrjen e fëmijëve.
ISIS është kamp i kontrolluar, nuk të lënë t’i marrësh. I përdorin ose për të fituar para, ose për të negociuar për ato që duan ata. Kampi shërben për një tjetër histori.



