
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova po bëhet partnere e denjë që të konsolidohet mes aleancave me SHBA-në dhe NATO-n. “Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t'u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti. “Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate”, shton kryeministri në një postim në rrjetet sociale.



