Fevziu: Në momentin që Berisha s'do të jetë në PD ekziston rreziku që partia të shkërrmoqet

Fevziu: Në momentin që Berisha s'do të jetë në PD ekziston rreziku që partia të shkërrmoqet

Gazetari Blendi Fevziu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” nënMCN Tv se është kundër idesë që Sali Berisha të kushtëzhet për zgjedhjet në PD. Fevziu thotë për herë të parë se ekziston rreziku që në momentin që Berisha mos të jetë më fare në PD, kjo parti rrezikon të shkërrmoqet .

Jam kundër idesë që të kushtëzohet që Sali Berisha të kandidojë.  SHBA kanë deklaruar se nuk do e heqin nongrata.  Nëse fiton zgjedhjet nuk di  çfarë mund të them. Unë nuk e di çfarë mund të bëjë Berisha nëse vihet në krye të PD-së.  Ekziston një rrezik që e gjithë kjo situatë, gjithë produkti i këtyre 10 viteve, gjithë kjo frymë përçarje, që në momentin që Berisha të mos jetë më në këtë parti, ekziston rreziku që PD-ja  të shkërrmoqet. Ky është rreziku më i madh. Berisha e mban PD, por çështja është a fiton partia demokratike zgjedhjet.

Fevziu thotë që Orban, është mik personal i Berishës dhe e ka ndihmuar gjatë zgjedhjevë të fundit.

Berisha është në rrugën që ka dizejnuar vetë kur përshëndet Orbanin, është mik personal i tij. Është njeri që e ka ndihmuar PD dhe në zgjdhjet e fundit. Fitorja e Orbanit dje ishte befasuese. Dje kanë ndodhur dy palë votime, votimi i Orbanit që ka pasur kundër një pjsesë të madhe të BE-së dhe ka marrë 2/3 e parlamentit. Rama nuk i ka marrë akoma 2/3. Orbani ka tre palë zgjedhje. Çfarë do të ndodhte nëse rama do merrte 98 deputetë. Vuçiç mori 60 % të votave.

Ndërsa i pyetur për një parashikim nëse Berisha mund të fitojë zgjedhjet ën 2025 Fevizu thotë se kjo varet nga shumë gjera dhe nuk mund ta parashikojë se çfarë mund të ndodhë.

S'di ta them, pasi nuk di platformën që do nxjerrë, nuk di rrethanat që do ndodhin deri atëherë, mund të ketë protesta. Nuk bëj dot parashikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy