Bitcoin arriti një nivel të ri rekord këtë mëngjes në tregtimin e hershëm aziatik, duke tejkaluar shifrën prej 124.000 dollarësh për herë të parë, i mbështetur nga rritja e aksioneve amerikane, interesi nga investitorët institucionalë dhe legjislacioni favorizues amerikan.
Ylli i kriptomonedhës theu rekordin e mëparshëm prej 123.205 dollarësh të vendosur më 14 korrik, duke tejkaluar për pak kohë 124.500 dollarë përpara se të tërhiqej.
Që nga ora 04:08 e mëngjesit të sotëm sipas orës sonë, Bitcoin po tregtohej me rreth 123.600 dollarë.



