Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën e mitur, në pranga 48-vjeçari

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën e mitur, në pranga 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar në Golem të Kavajës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 

Dyshohet se abuzimi ka ndodhur një vit më parë. Vajza e ka referuar te psikologia, që më pas ka njoftuar Policinë. Babai e ka mohuar. 

Në njoftimin e policisë thuhet:

"Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy