Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Shqipërisë, njeh të ligjshme skemën e re të qeverisë për kompesimin

Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Shqipërisë, njeh të ligjshme skemën e re të qeverisë për kompesimin

Gjykata e Strasburgut shpalli sot një vendim historik, që do të ketë implikime afatgjata rreth trajtimit dhe kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri.

Strasburgu e ka cilësuar si papranueshme skemën e re të kompensimit të pronave të sekuestruara gjatë komunizmit që u miratua në vitin 2015.

Në vendimin e saj të publikuar sot, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg arriti në përfundimin se skema e ofruar me Ligjin për Trajtimin e Pronës ishte një mjet ligjor, raporton abcnews.

Gjykata i ka cilësuar kërkesët e pronarëve si të papranueshme për tre arsye, të cilat lidhen: Me mosshterimin e procedurave ligjore brenda vendit; si të parakohshme ose sepse kërkuesit nuk gëzonin më cilësinë e viktimës për shkelje të të drejtave të tyre.

Kështu, kompensimi i pronave tani do të bëhet sipas skemës së re të miratuar nga qeveria në vitin 2015, e cila u kundështua shumë nga pronarët.

Skema e kompensimit

Sipas kësaj skeme, toka sot do të kompensohet duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sipas zërit kadastral që është sot. Skema parashikon që një pronë që ka qenë arë për shembull kur u sekuestrua të kompensohet si e tillë sot, edhe nëse tashmë ajo është truall dhe me vlerë shumë më të lartë tregu.

Megjithatë, për të shmangur një barrë të rëndë ndaj pronarëve, gjykata ka vendosur që në rastet kur kemi të bëjmë me devijime të mëdha, toka të mos kompensohet me më pak se 10% të vlerës së tregut që ka sot.

Rrjedhimisht, nëse një pronari i është sekuestruar toka arë në periudhën e komunizmit dhe sot është truall shumë i vlefshëm, sipas gjykatës, ajo nuk do të kompensohet si arë, por me minimumi 10% të çmimit të tregut në ditët e sotme si truall.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy