Zululand - A deformojnë të vërtetën dhe opinionin rrjetet sociale?

Zululand - A deformojnë të vërtetën dhe opinionin rrjetet sociale?

Zululand e ka nisur emisionin e parë për vitin 2016 me një debat mbi rrjetet sociale dhe llojin e informacionit që qarkullon, kultivohet e më tutje shpërndahet prej tyre.

 

Të ftuar të Mustafa Nanos kanë qenë, Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Endri Meksi, themelues i MCN-së dhe Eduard Zaloshnja, analist.

 

Të ftuarit mbajtën qëndrime të ndryshme mbi rrjetet sociale në studion e Zululand.

 

Harito u shpreh se shoqëria njerëzore shpesh ka qenë skeptike ndaj çdo shpikjeje të re që është bërë gjatë historisë. Ndërsa lidhur me informacionin, Harito tha se tashmë ai nuk është pushtet vetëm i disa njerëzve, por sot, çdokush mundet që të ketë akses në gjithë dijen e njerëzimit.

 

Nano nga ana e tij mbajti një qëndrim krejt të kundërt, ku tha se shpesh në këto rrjete ka aq shumë helm sa ekziston edhe risku që njerëz të caktuar, apo anonim të bëjnë keq me këtë të drejtë të pakufizuar.

 “Ka zuzarë që përdorin webin për të sulmuar me shpifje dhe sajesa një person të caktuar”, u shpreh Nano gjatë bisedës.

 

Ndërsa Endri Meksi, CEO i MCN, tha se pavarësisht të gjitha në rrjetet sociale çdo person ka mundësinë të zgjedh se çfarë të lexojë, çfarë të shikojë. Ai u shpreh se janë gjithë mekanizmat që një person të zgjedh atë që dëshiron të shohë, sipas interesit apo shijeve të tij.

 

Zaloshnja nga ana e tij u shpreh se “Ky është një hap që ndryshon nga të gjithë hapat e tjerë në drejtim të shpërndarjes së informacionit.  Me Facebook dhe Tuiter e të tjerat mund të them se kemi kaluar në një xhungël të informacionit, ku mund kemi dhe kafshën e mirë dhe kafshën e keqe dhe Zoti e di ç’mund të jetë rezultati”.

 

Në fund, ministrja për Inovacionin tha se “tani jemi në momentin zero të një bote të re”, por pas disa vitesh shtoi  Harito “ajo që do të ndodhë nga ana teknologjike do ta tejkalojë imagjinatën tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy