
“Kap ç’a të kapësh”, është emisioni më i ri që fillon këtë të hënë në MCN, në orën 17:00. Moderatori Sokol Bregu tregoi në MCN Live tematikat të cilat do të trajtojë emisioni i ideuar prej tij, ku në fokus janë ngjarjet e kronikës. Këtë të hënë, Bregu tha se do të diskutohet për makinat që digjen pasi kryhet krimi, pse këto makina digjen pas çdo krimi.
“Nuk është një shprehje humori, është një shprehje që të gjithë qeshëm në fillim. Mendoj që është një çështje serioze për të gjithë shqiptarët, për largimin e tyre, krimin e organizuar në vend... kryeministri duhet t’ia thoshte të gjithëve kap ça të kapësh.
Në siglën e emisionit, ku paraqitet harta e Shqipërisë, shohim disa qytete me të kuqe dhe disa boshë, kjo për të treguar ato qytete ku krimi është problematik, dhe problematika më e madhe paraqitet në Shkodër. Ku krimi është në nivele të larta dhe për mendimin tim nuk do të ketë zgjidhje për një kohë të gjatë.
Shprehja e përdorur në sigël, “Krimin asgjë e vdekshme nuk e shqetëson, por ajo që e bënë të vuaj është vetëm burgu”. Vetëm burgu, sepse atë kanë frikë dhe asgjë tjetër nuk kanë frikë, por burgu nuk është ashtu siç ne e paraqesim. Burgu në Shqipëri është gjithmonë i vështirë dhe ata që i konsiderojmë nr 1 të krimit duhet të kenë shumë njerëz pas vete. Gjumin në burg nuk e bën dot askush të qetë.
Emisioni është një dossier krimi. Sot do të flasim për makinat që i djegin pas krimit. Pse ata i djegin makinat?! Për të fshehur gjurmët...pasi trupi i njeriut ka 4 elementë që nuk i zbulon dot kur i shkëputen nga trupi: një qime floku, një sekrecion hunde, spërkla pështyme dhe djersë.. një vrasës nuk mund ti kontrollojë këto. Nëse ajo makinë shkon jashtë mund të zbulohet.”



