Personi që shihni në fotografi është autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur mesditën e djeshme në zonën e plazhit në Durrës.
MCN Tv ka siguruar fotografinë e të dyshuarit, i cili shihet me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe dhe kapele në kokë, si dhe mban një çantë shpine në kurriz.
I dyshuari akuzohet për ngjarjen e ndodhur rreth orës 13:00 të së hënës, ku në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, në këmbë, Ardit Kërtushën, 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kërtusha, ka qenë kandidat për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, ndërsa plagosja ndodhi në zonën e Plazhit, në një lokal në pronësi të reperit të njohur Noizy.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.



