Kriza për mësues, Mehmeti: Nuk kemi racionalizim të burimeve njerëzore!  Dega e ‘Letërsisë’ në Tiranë rrezikon të mbyllet (VIDEO)

Kriza për mësues, Mehmeti: Nuk kemi racionalizim të burimeve njerëzore! Dega e ‘Letërsisë’ në Tiranë rrezikon të mbyllet (VIDEO)

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se dega e ‘Letërsisë Shqipe’ në Tiranë po rrezikon të mbyllet pasi studentët nuk zgjedhin ta ndjekin.

Duke vijuar më tej Mehmeti shtoi se nuk kemi një racionalizim të burimeve njerëzore dhe se duhet të hapet një debat kombëtar për arsimin.

Sipas ekspertit numri i studentëve që studiojnë biologjinë, fizikën është shumë i ulët dhe kjo gjë do thellojë krizën për mësues.

Nuk kemi një studim se ku jemi dhe ku po shkojmë. Po të marrim në konsideratë faktin që vetëm 20 e ca studentë janë në degët fizikë, kimi, biologji, matematikë merre me mend se çfarë na pret. Nuk kemi racionalizim të burimeve njerëzore. Nuk do të thotë që je nga Durrësi, dhe duhet të japësh mësim vetëm aty, mund të shkosh dhe në Sarandë, por duhet të kesh kushte.

Me pagat mjerane që mësuesit kanë, me kohën e gjatë që ata duhet të përgatiten, u hoq masteri profesional, studenti kalon 6 vjet dhe nuk është potencialisht kandidat për të filluar punë. Nuk e ndihmon as me pagë, as me kushte pune.

Pse nuk i jepet kredi e butë edhe mësuesve? Ku ndodh që të përjashtohen mësuesit. Idea që dëgjoj që thonë kështu e ka dhe bota, edhe bota ka probleme. Mund të ketë probleme Zvicra po i ka rrogat 6-9 mijë euro.

Të gjitha lëndët janë bërë problem. A e dini që po mbyllet letërsia shqipe në Tiranë? Është në rrezik mbyllje se nuk shkon njeri. Nëse në histori ke disa degë dhe ka një interes, një fluks të shtuar edhe pse mësuesia ka më pak, në letërsinë shqipe për çfarë do shkojë. Në gjuhësi shqipe shkon se mund të bëhet gazetar, redaktor.

Kemi probleme dhe me arsim parashkollor.

Për matematikë-fizikën është problemi më i madh, që nuk është emergjencë e sotme por prej 15 vitesh. Kemi probleme me biologjinë, kiminë, fizikën. Problemet më të mëdha vijnë nga rrethet. Universitetet e rretheve nxjerrin si produkt mësues të arsimit të detyruar, që është detyrim Kushtetues që shtetit duhet të plotësojë. 28 mijë nxënës janë në klasa kolektive.

Ne nuk jemi të aftë të marrim masa, siç bëmë me mjekët.

Emergjenca më e madhe janë mësuesit, është emergjencë kombëtare. Duhet të hapet debat kombëtar. Arsimi nuk është pronë e askujt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy