
Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se shteti nuk duhet të kujtohet për mësuesin vetëm në 7 mars, duke shtuar se është përgjegjësi e tij të kujdeset për motivimin e tyre.
Duke vijuar më tej shpjegimin e tyre, Karabina tha se arsimi është në kuotat më të ulëta dhe se përmirësimi i cilësisë së tij nuk bëhet me parulla boshe, por me një buxhet më të lartë ku fokusi i një reforme të jetë së pari mësuesi dhe më tej infrastruktura fizike dhe ajo teknologjike.
Mësuesit janë të veçantë, janë pjesa më e bukur e shoqërisë janë heronj të heshtur në misionin që ata kanë. Fatkeqësisht , urimi dhe vëmendja vjen vetëm në një ditë siç është sot. Duhet të jetë një vëmendje, por duhet të ishte mirë që vëmendja të ishte maksimale, pasi mësuesit e mirë tregojnë që do të kemi të ardhme të mirë. Është përgjegjësi e shtetit që të kujdesen për motivimin e tyre. Sa kohë që nuk kemi arsimimin e mirë, nuk kemi shpresë për një të ardhme më të mirë.
Nga Fuga do doja ta ngrinte zërin për mbështetjen ndaj mësuesit, për kushtet e vështira, për vlerësimin e pakët. Nuk më pëlqen që në një ditë të shënuar të flasim për një dukuri. Nuk mund ta përgjithësojmë. Nuk përfshin gjithë mësuesit, nëse ka ndodhur nuk duhet të ndodhi. Ndër vite nxënësit janë munduar t’i bëjnë dhurata. Mos pretendoni që shkolla të jenë në nivelet. Nëse ka çeduar pak te mësuesi, e gjithë shoqëria është në një nivel të tillë. Ndikon në cenimin e figurës së mësuesit. Ka mësues që e kanë bërë, nuk janë të gjithë mësuesit të mirë. Detyra e shtetit është të kujdeset që mësuesit ta luajnë si duhet detyrën e tyre, është përgjegjësi e mësuesit të ruajë një figurë që është e rëndësishme në njëjtën e një fëmijë, Jo më kot është quajtur një prind i dytë. Mësuesi ose do të lejë gjurmë ose vragë. Mësuesi është një figurë e rëndësishme dhe është përgjegjësi e shtetit nëse është i mirë, apo, i motivuar ose i pamotivuar.
Këta njerëz që kanë në dorë vendimmarrjen duhet të përgjigjen për çdo gjë që nuk shkon mirë. Arsimi është në kuotat më të ulëta dhe është në dorë të atyre që e kakën në dorë. Nuk mban përgjegjësi askush. Figura e mësuesit nuk është në nivelit e duhur. Mësuesi nuk është pjesë e vendimmarrjes, i kanë humbur rolin. Mësuesi duhet të drejtojë dijen në nivelet më të larta. Nëse e vendosim në një burokrat shkresash dhe nuk i ofrojmë kushtet minimalet. Mësuesi nuk ka një kompjuter t’i përgjigjet zhvillimit teknologjik, të përgatisë mësuesin. Mësuesi nuk ka kohën e nevojshme dhe mbështetjen financiare për të përballuar. Ai duhet të punojë i qetë, nuk është i vlerësuar si moralisht, si dhe nga ana financiare.
Vullneti politik ka ka munguar për ta bërë arsimin më të mirë, nuk bëhet me parulla boshe por duke vendosur prioritet dhe duke planifikuar një buxhet që do përmbushë nevojat për të pasur arsim cilësor. Infratrukturë, mjete, trajnime mësuesish. Duhet mbështetur mësuesi në formimi dhe kualifikimi, duhet të ketë kushtet dhe motivimin dhe mbështetje financiare. Mësuesi jo vetëm që nuk ka mjete, laboratorë. Në 32 vite vetëm në harkun 2005-209 pati një dyfishim të rrogës. Dinjiteti shihet dhe tek paga. Por një mësues që ka vështirë për të mbajtur familjen, çfarë pretendojmë të japin ata. Nëse ndërmerret një hap për të përmirësuar arsimin, hapi kryesor është mësuese. Infrastruktura përfshin shkollën, klasat si dhe infrastruktura dixhitale. Shkollat tona janë shumë larg, këtë e vërtetoi dhe periudha e pandemisë. Ne s’kemi bërë asgjë. Nga buxheti janë tërhequr lekë, por nuk e dimë ku kanë shkuar.
E ndalur dhe situata e PD dhe vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit, Karabina tha:
Kemi një vendim nga Apeli që ishte i pritshëm pasi është shkelur statuti me Kuvendin e 11 dhjetorit. Ishte vendimi duhur, është vendosur drejtësia. Ishte krijuar një precedent i rrezikshëm që mund të ndërtojmë struktura paralele që në një vend që aderon për anëtarësimin e BE nuk duhet të ekzistojë kjo gjuhë. Ky vendim i datës 3 i bën mirë edhe PD edhe shoqërisë. Alibeaj me një gjuhë përbashkuese ka treguar qëndrimin e PD, kjo është dhe ka qenë dhe pjesa tjetër që ka qenë ilegjitime. Alibeaj ka paraqitur dhe platformën e veprimit të PD duke kërkuar që të kenë bashkëpunim me partitë e djathta, këtë betejë opozita e ka më Ramën. Bashkëpunim me aleatët për të krijuar një koalicion të madh. Janë zgjedhje vendore dhe në zona të ndryshme dhe ku popullsia është më e vogël demokratët janë bashkë. Ka ndodhur një gjë e madhe, demokratët në zona të ndryshme janë bashkë dhe duan të qeverisen mirë. Duke qenë se kemi humbje nga zgjedhjet e kaluara janë të interesuar të vinë në pushtet. Nga PD ka pasur thirrje, por ‘Rithemelimi’ është përgjigjur që nuk negocion për kandidatët. Uroj që demokratët të vendosin. Do ikin nga PD që ka shfaqur moralin dhe të ecin krah të SHBA, BE apo do shkojnë në pjesën tjetër që është ilegjitime dhe është e izoluar. Kemi një vendim të SHBA, Britanisë që refuzon të bashkëpunojnë me Berishën në këtë moment.



