Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, një foto nga ura veneciane pranë Bratajt, në luginën e Lumit të Vlorës.
Kryeministri thekson se, pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës së re është dhe restaurimi i kësaj ure si edhe krijimi i një vendpushimi panoramik pranë saj për turistët
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të urës veneciane pranë Bratajt, në luginën e Lumit të Vlorës; pjesë e projektit të ndërtimit të rrugës së re është dhe restaurimi i kësaj ure të bukur si edhe krijimi i një vendpushimi panoramik pranë saj për turistët e shumtë që parashikojmë ta përshkojnë atë zonë të pazbuluar të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri Rama.



