“FactCheck” zbardh dokumentin ekskluziv/ Dosjet do të ruhen edhe kur merr pafajësi në gjykatë

“FactCheck” zbardh dokumentin ekskluziv/ Dosjet do të ruhen edhe kur merr pafajësi në gjykatë

Nëse merr pafajësi dhe s’të lidh asgjë me krimin që ke qenë i dyshuar, autoritetet shtetërore do të ruajnë fashikullin e çdo të dyshuar për 40 vite nëse akuza që dyshohesh dënohet me burg përjetë.

Emisioni FactCheck zbardh vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili ka vendosur që dosjet do të ruhen nga 2 deri në 40 vite.

Emisioni “FactCheck” zbardh ekskluzivisht dokumentin që krijon për herë të parë një arkiv fizike dhe digjitale të dosjeve penale deri në 4 dekada.

Nëse je akuzuar nga prokuroria dhe marrë i pandehur për vepra penale që parashikojnë dënim kapital deri në burg përjetë por në sallën e gjykatës arrin të marrësh pafajësi, atëherë dosja nuk do të zhduket por do të ruhet për 40 vite.

Siç dhe shihni në dokumentin ekskluziv afati që këto dosje ruhen sot është një dekadë pra 10 vite dhe me këtë vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor ato tani do të ruhen për 40 vite.

Proceset penale të cilat kanë një marzh dënimi 10 vite apo më të lartë se 10 vite burg do të ruhen për 2 dekada ose 20 vite në arkivin e gjykatës në të cilin zhvillohet procesi gjykimit apo jepet vendimi.

Edhe për çështjet penale për të cilat për mungesë provash gjykata vendos pushimin e tyre, dosja nuk do të asgjësohet brenda 10 viteve por do të ruhet për plot 40 vite.

Ky afat lidhet për akuzat të cilat kanë një marzh dënimi kapital ndërsa në 20 dhe 10 vite për vepra të tjera penale që dënohet në 10 vite apo më shumë burg.

Edhe personat të cilët nuk dënohet me burg por me gjobë si pasojë e një procesi për kundravajtje penale emrin e tyre do ta kenë së bashku me fashikullin e plotë të arkivuar për dy vite nga momenti i vendimmarrjes.

Por sa është numri i të dënuarve me burgim të përjetshëm?

Referuar këtij dokumenti zyrtar nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, deri më 31 Janar 2024 në Shqipëri janë 188 të burgosur që vuajnë këtë dënim.

Ata janë të shpërndarë si më poshtë: 124 në IEVP Peqin, 25 në IEVP Drenovë Korçë, 20 në IEVP Burrel, 13 në IEVP Durrës, 4 Fushë Krujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy