Basha takon mjekët: Të hartojmë plan veprimi për të adresuar problemet

Basha takon mjekët: Të hartojmë plan veprimi për të adresuar problemet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot mjekët dhe ekspertët e shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me pandeminë e Covid-19 në vend, për të paraqitur problematikat që po has sistemi shëndetësor me situatën e koronavirusit.

Gjatë mbledhjes së tij në selinë blu, Basha u shpreh se mjekësia në vend është e rraskapitur, më e demotivuara në rajon krahasuar me fqinjët tjerë. Sipas Bashës, që përballja me situatën nga pandemia është dështim deri tani e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë.

"Numrin më të ulët të testimeve. Nuk bëhet ndjekja e kontakteve. Spitalet nuk kanë kushtet minimale. Bashkëpunimi me BE dhe ShBA e kemi sygjeruar që në korrik por nuk është bërë asnjë lëvizje. Këtu jemi përsa i përket problematikës. Ajo që konstatohet lehtësisht është që numrat me të cilat ka nisur përballja është më e ulët. Kanë ikur shumë mjekë. Paketa e ndihmës 1 mijë euro për mjek ka qenë diskriminuese. Minimumi është tu jepet siguri familjarëve të mjekëve. Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi standart dhe nuk është fututr si një pjesë integrale e shëndetësisë. Fuqizimi i mjekut të familjes është një nga rekomandimet e para. E dyta është rimbursimi për diagnozën për të gjithë pacientët me covid. Vazhdojnë mungesat në spitale. Mungesa e shtëpive sociale. Rritja e kapaciteteve testuese pesë herë të kemi të paktën 2500 testime në ditë".

Basha parasheh situatë katastrofike në sistemin shëndetësor, që sipas tij do të vuajë pasojat e një fluksi të madh pacientësh, kjo për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19, pas hapjes së shkollave.

"Situata paraqitet në prag të katastrofës, kjo mbledhje s’është aspak e parakohshme, jemi futur tani në garë me kohën, e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, mjekë e pacientë s’kanë asnjë informacion se çfarë mësimesh janë marrë, nga dështimi i përballjes me Covid deri tani, që ka qenë dështim është e padiskutueshme, kaq e pranojnë nën zë dhe autoritetet më të larta të qeverisë.

Hapja e vitit shkollor që po hyn në fazën kritike, dy javë pas nisjes. Po shohim infektive masive të mësuesve dhe personelit mjekësor. Mësuesit janë pa maska. Dezinfektantët që duhen të blejnë familjet nuk ja dalin dot. Sezoni i gripit stinor. Kemi kërkuar që prej muajit korrik për vaksinimin e popullatës në mënyrë që të mos kemi mbivendosje të sëmundjeve. Se si do të përballet personeli mjekësor me shumëfishimin e personave që vijnë dhe mendojnë se kanë koronavirus por në fakt kanë vetëm grip të thjeshtë, unë nuk e di. Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një vendim për tu testuar periodikisht. Me respektin më të madh dhe për punën e bërë nga personeli shëndetësor, situata paraqitet në prag të katastrofës. Kjo mbledhje nuk është e parakohshme. Jemi futur në garë me kohën. Nuk dua të merrem me dështimin" - tha Basha.

Kërkesa e Bashës për ekspertët ishte hartimi i një plan veprimi që t’i paraqitet qeverisë.

“Ju kërkoj që e gjithë ekspertiza e konstatimet që kemi bërë, të përfundojnë në një dokument konciz pune, plan veprim që do ja paraqesim, ju ose ne politikisht si opozitë, se pavarësisht cfarë ka ndodhur, s’është momenti të themi kjo nuk shkon, për ti zgjuar nga narkoza e thellë ku kanë rënë i pari i qeverisë, ministrja e shëndetësisë, e ata që i ndjekin pas, për ti shkundur, se bëhet fjalë për jetë njerëzish, per ti thene cfare duhet te bejne e ta bejne nje ore e me pare, ne kete moment cdo ore qe humbet me llafe boshe e premtime te pambajtura, cdo minute qe harxhohet na kushton shtrenjte, jete njerezish, dhe ekonomikisht. T’i dalim para te keqes se madhe qe do pllakose. Tani s’behet fjale per politike, por per jeten a vdekjen e qytetareve shqiptare, duhet ta themi fort cfare duhet te bejme, e cfare te ndalojme se bëri urgjentisht”.

Reagimi i Bashës erdhi pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy