Zgjedhjet në Mal të Zi, Mehmeti: Shqiptarët mbështesin kandidatin proevropian (VIDEO)

Zgjedhjet në Mal të Zi, Mehmeti: Shqiptarët mbështesin kandidatin proevropian (VIDEO)

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit, sfida e hapur është mes presidentit aktual Milo Gjukanoviç dhe rivalit të tij politik, Jakov Milatoviç, i cili po fiton gjithnjë e më shumë terren në elektorat edhe pse njihet si një politikan pro rus.

Saubih Mehmeti, kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, tha se është e vështirë të parashikohet fituesi, megjithatë shqiptarët kanë zgjedhur kandidatin proevropian.

Zgjedhjet do të jenë përcaktuese. Në Mal të Zi kemi pakicat shqiptare dhe boshnjake. Në këto zgjedhje është e vështirë të parashikohet kush do të jetë fituesi. Një gjë është e sigurt: kemi dy kandidatë të dy rrymave të ndryshme.

Nuk ka stabilitet politik dhe kjo e vë në vështirësi të gjithë procesin demokratik. Ne shqiptarët i kemi parë me skepticizëm këto zgjedhje. Do të jetë e vështirë të parashikosh në cilin kah do të shkojë fitorja.

Mbetet për t’u parë deri në zgjedhje, por është e vështirë. Unë besoj që situata mund të ndryshojë dhe nga ne shqiptarët, do të mbështetet kandidati proevopian.

Mehmeti tha më tej se ka financime edhe nga Serbia në këto zgjedhje, megjithatë shqiptarët janë të qartë për kandidatin që do të votojnë.

Roli i shqiptarëve ka qenë gjithnjë vendimtar, kur kemi të bëjmë me orientim të drejtë.  

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy