“Puthu me Milon”, kreu i PDS komenton batutën e Ramës

“Puthu me Milon”, kreu i PDS komenton batutën e Ramës

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se kryeministri Rama e ka bazuar fushatën në batuta, alegori dhe sarkazëm, çka sipas tij është joserioze. Në një intervistë në TemA TV, kreu i PDS-së, komentoi edhe shprehjen e përdorur nga Rama, “Puthu me Milon”, gjatë një takimi elektoral së fundmi.

“Politikisht do të thosha që z. Rama gabon për nga mënyra sesi po e zhvillon fushatën. Me batuta dhe duke përdorur alegori apo sarkazëm, nuk i përdor vetëm njëherë. Kur batutën e kthen në qëllim në vetvete dhe e përdor për të bërë fushatë, këtu kemi një qasje të gabuar dhe joserioze. Sipas vendit bëhet edhe kuvendi. Nëse ai nuk prek problemet që ka ky popull, atëherë as kryeministri nuk mund të merret seriozisht. Unë habitem sesi kryeministri e bën fushatën. Ndoshta është i bindur se e ka të fituar betejën. Nëse është kështu, të rrijë në zyrë e të mendojë si të qeverisë më mirë dhe të ndalojë arratisjen e njerëzve nga vendi”, tha Milo.

Kreu i PDS-së tha se Rama i harron aleatët kur nuk i duhen.

“Ai ka treguar se kur i duhen miqtë, i mërzit 20 herë në ditë. Kur nuk i duhen, i harron për vite të tëra”, përfundoi ai.  

Pak ditë më parë, PDS dhe LSI nënshkruan një marrëveshje politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy