Në seancën e sotme, Qeveria maqedonase solli vendim për të ndaluar mbledhjen në grupe (grupim) të më shumë se katër personave në ambient të hapur, pra nëpër parqe, zona publike ose kudo në ambient të hapur dhe në vend të pas orës 21:00, ndalimi do të zgjasë gjatë tërë ditës, një javë e tërë dhe me përjashtime të përcaktuara saktësisht nga kjo ndalesë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së djeshme me propozim të autoriteteve shëndetësore, qeveria ka miratuar masën e re ku ndalohet grupimi i më shumë se katër personave brenda edhe gjatë ditës.
“Dje kemi propozuar edhe disa masa, të cilat qeveria i pranoi, kjo është restrikcioni për grupim të më shumë se katër personave, gjatë natës dhe ditës, normalisht me përjashtime, si ngjarje dhe vende ku ka protokolle”, pohoi ministri Filipçe.
Në seancë u konkludua se ish-zyrtarët e Armatës, mbi moshën 45 vjeç, duhet të përfshihen në mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në ruajtjen e rendit të institucioneve shëndetësore.
“U vendos që Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në menaxhimin me pasojat nga sëmundja ngjitëse Covid-19 për një periudhë të caktuar kohe do të heqë dorë nga një numër i caktuar të automjeteve sanitare”, kumtojnë nga Qeveria.



