Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një prej ndjekësve të tij në “Facebook”. Pas statusit për mbledhjen e këshillit të rregullores e mandateve, një komentues i thotë ‘na lodhët”, por nga ana tjetër Rama shkruan se nuk është e lehtë të bësh shtet, të bësh reformë në drejtësi, vetting dhe të pastrosh llumin e 27 viteve. Sipas tij, drejtësia nuk është llaf goje.
Komentuesi: Na lodhet z Kryeministër deri kur?
Edi Rama: Pse u lodhe ti Ilir apo e ke menduar të lehtë ç’do të thotë të bësh shtet, të bësh Reformë në Drejtësi, të bësh Veting, të pastrosh llumin 27-vjeçar në Pallatin e Drejtësisë? Mos u lodh Ilir, s’po lodhem unë imagjino ti Me durim vëlla, drejtësia s’është llaf goje.

Ndërsa në një moment tjetër Rama ka replikuar përsëri me komentuesit kur ky i fundit deklaroi "Drejtësi me çdo çmim". Rama gjatë një replike me një prej komentuesve të tij në profilin zyrtar në “Facebook”. Ndërsa komentuesi i thotë se provat janë në tavolinë duke i kujtuar ngjarje të së kaluarës për të cilën akuzohen kundërshtarë të Ramës, kryeministri shkruan se provat “nuk jemi as ti as unë, por është gjykata”.
Ai thotë se duhet të jemi mishërimi i vullnetit për drejtësi edhe kur bëhet fjalë për ne vetë, duke iu referuar kështu çështjes “Tahiri”.
Komentues: Provat zotëri i keni pas dhe i keni mbi tavolinë! 4 viktima në mes të bulevardit, dhjetëra të vrarë në Gërdec, na shiti detin, rruga e kombit, 7% me zë dhe figurë, ca provash duhen më shumë se po luajmë mendsh.
Edi Rama: Gentian! Mos luaj mendsh fare, prandaj jemi në këtë pikë, sepse DUAM DREJTESI që të mos luajë mendsh askush, po të ndëshkohet nga DREJTESIA, jo nga qeveria, as nga partia, cilido që shkel ligjin! Ato provat që thua ti, nuk jemi as ti as unë që i kthejmë në vendime gjyqësore po është GJYKATA Gentian, GJY – KA – TA! Prandaj luftuam për Reformën në Drejtësi, prandaj luftuam për Vettingun, prandaj duhet të jemi mishërimi i vullnetit për DREJTESI edhe kur bëhet fjalë për ne vetë, me çdo çmim, me çdo kusht.




