
Ndryshe nga interneti tradicional "Dark web" është komplet ndryshe. Kur bën një kërkim në “Dark web” kërkimi kalon në një tjetër rrugë përmes gjithë përdoruesve të tjerë, në vend që të kalojë direkt nga kompjuteri juaj përmes router-it që keni.
Kejsi Voskopi, inxhiniere elektronike, e ftuar në “MCN informacion” shpjegon se aksesimi në të është i thjeshtë por mënyra e ndërtimit shumë komplekse, si “një qepë me shumë shtresa”.
Në momentin që dark web u bë publik u bë për faktin se hapi gjithashtu edhe sours code-n e tij, ishte ‘publik për të gjithë’ dhe njerëzit filluan të krijonin besueshmëri. Pra, e dinin që është diçka legale dhe përdorin për këtë arsye.
Për të aksesuar dark web tanimë është goxha e thjeshtë, por mënyra e ndërtimit që përdoret është komplekse.
Fillimisht ajo baza mbi të cilën është ndërtuar është në faktin e shtresave, pra është ndarë si një ‘qepe në shumë shtresa’. Hapin e parë kur një user hyn, kërkon një informacion për të kërkuar apo dërguar diku, dhe mënyra se si bëhet është përmes disa shtresave.
I gjithë mesazhi inkriptohet dhe shtresa të ndryshme mbajnë informacione të ndryshme, por asnjëherë të gjithë informacionin. Ç
ka do të thotë se nëse dua të hap një faqe, e ndaj në disa informacione, inkriptimi bëhet në pjesë dhe brenda rrjetit ti nuk mund ta gjesh informacionin e saktë, p.sh. nuk mund ta gjesh IP time dhe IP dhe adresën ku ta dërgova.



