Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Janë 2 vatra aktive

Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Janë 2 vatra aktive

Aktualisht në vendin tonë janë aktive vetëm 2 vatra zjarri. Kështu bën me dije Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari teksa informon mbi situatën e zjarreve.

Bëhet me dije se  gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informon mbi situatën e zjarreve

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,

në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,

në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,

në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,

në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,

në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,

në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau - Dejës,

në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,

në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,

në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.

Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojnë aktive vatrat ne:

në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë

në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy