“Pasojat katastrofike, përfitimet minore”, Tola: Amnistia fiskale pastron paratë në pak muaj, nxit krimin dhe korrupsionin (VIDEO)

“Pasojat katastrofike, përfitimet minore”, Tola: Amnistia fiskale pastron paratë në pak muaj, nxit krimin dhe korrupsionin (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë Igli Tola foli në MCN Live mbi amnistinë fiskale duke theksuar se pasojat ekonomike mund të jenë katastrofike, ndërsa përfitimet minore.

Tola u shpreh se amnistia fiskale thjesht përshpejton pastrimin e parave në pak muaj, por sipas tij nuk do të ketë efekt, pasi personat do hezitojnë t’i deklarojnë paratë. Tola u shpreh se paratë nuk do të vijnë nga emigrantët, por nga krimi dhe korrupsioni.

Jemi në një situatë krize ndërkombëtare ekonomike, ndoshta është menduar të futen flukse ekonomike për të ndihmuar të ardhurat. Por pasojat ekonomike janë shumë herë më të rënda se sa benefitet. Në skenarin më pozitiv është që do emetohen 2 miliard euro, skenar për mua i pamundur. Duhet të legalizohen 35 mld euro, që janë të barabarta me 10 buxhete shtete…Janë shifra të frikshme që mund të bëjnë që ekonomia shqiptare të pulsojë. Përfitimet e pakta ekonomike që mund të vijnë për buxhetin e shtetit dhe aktorët ekonomikë, janë shumë minore në lidhje me pasojat katastrofike, si në lidhje me inflacionin, konkurrencën e lirë. Pse është vlera 2 milionë euro. Sepse nuk ka një studim që ta justifikojë shifrën. Një emigrant që ka emigruar jashtë Shqipërisë në vitet 90, do të duhet të kursejë për 30 vite, 5,500 euro! Ne e dimë sa e vështirë është të kursejë 5,500 euro. Biznesi mund të ketë dhjetëra mijëra euro, por jo 2 mln euro. Ky është absurd, sepse nëse do ishte kështu do flisnim për qarkullim të miliarda eurove në ekonominë shqiptare. Kush i ka? Persona që janë marrë me korrupsion, që kanë bërë aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë. Ne kështu nxisim sërish krimin, korrupsionin. Nuk ka familje jashtë që kanë kulturën e Cash-it. Jashtë është e vështirë të paguash me Cash. Si mund të pretendosh që në këto vende të ketë familje shqiptare me 2 milionë euro në bodrum apo poshtë dyshekut. Përmes amnistisë ti bën që paratë të pastrohen në pak muaj. Nuk është se nuk po pastroheshin paratë në Shqipëri. Përmes këtij ligji e bën për pak muaj. Thjesht paguan 7 përqindshin dhe 2 mln euro i legalizon kollaj. Këto para duhet të kenë hyrë në Shqipëri, nëse nuk kanë hyrë s’kanë s’i të vijnë. Nuk besoj që do ketë efekt amnistia. Personat do hezitojnë t’i legalizojnë paratë e tyre sepse janë peshq në rrjet që do evidentohen (ndaj hetimeve). Këto para do shkojnë në bujqësi dhe turizëm, apo do bëhen koncesione të tjera dhe në fund fluska shpërthen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy