
Në Itali, numri i të prekurve me koronavirus vijon të rritet. Sot është 1 462 numri i rasteve (krahasuar me 1 411 që ishin dje), numri më i lartë që nga fillimi i majit.
Ndërkohë, janë 9 të vdekur, një rritje me katër, në krahasim me 5 që ishin dje. Po ashtu, rritje është shënuar edhe në numrin e pacientëve në terapi intensive, 7 më shumë, duke e çuar totalin në 74.
Në Itali nuk ka më asnjë rajon me zero raste të reja në 24 orët e fundit.
Rekordin e mban sërish Lombardia me 316, pasuar nga Campania me 183, Lazio me 166, Emilia Romagna 164, Veneto në 135. Piemonte ka 91, Toscana 82, Sardenjë 55, Siçilia 54. Molise mbyll listën me vetëm një rast.



