Avokatët ndërkombëtar të Veliajt: Më 10 shtator e çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Avokatët ndërkombëtar të Veliajt: Më 10 shtator e çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Mbrojtja ndërkombëtare e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur hapat e radhës ligjorë lidhur me masën e tij të arrestit.

 

Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj bëjnë me dije se më 10 shtator do të çojnë çështjen e arrestit të tij në Gjykatën e Strasburgut.

 

Avokatët e huaj kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë SPAK-ut për të mundësuar një takim të dytë me Veliajt në ambientet e paraburgimit, pikërisht më datë 10 shtator.

 

Qëllimi i kësaj vizite në qeli është firmosja e autorizimeve, dokumentacionit dhe apelit zyrtar nga ana e ish-kryebashkiakut. 

 

Këto akte do të dërgohen më pas për shqyrtim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. 

 

Sipas ekipit të tij ligjor, vendimi për ta çuar çështjen në Strasburg vjen pas dy fitoreve në Gjykatën Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy