Gjithmon ai do të jetë në qendër të vëmendjes.
Presidenti Donald Trump nuk i ka shpëtuar dot kritikave të ashpra për sjelljen e tij edhe gjatë vizitës në Bruksel, ku ndodheshin liderat e shteteve anëtare të NATO-s.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, është kapur në video duke shtyrë me forcë kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, për të dalë para tij.
Por kur Trump del përpara tij ai merr një pamje serioze dhe e gjitha kjo ka ndodhur në përgatitje për foton zyrtare në Samitin e Natos në Bruksel.



